Gjykata e Bielefeldit lë në paraburgim Berat Nimanin, akuza të rënda mbi vëllain e ish-boksierit

Vëllai i boksierit të ndjerë kosovar, Besar Nimani, Berati, ndodhet në paraburgim teksa sot doli para Gjykatës Rajonale të Bielifeldit.

Sipas mediave gjermane në mesditën e të premtes, Berati është sjellë para gjykatësit, i cili ka urdhëruar masën e paraburgimit për shtetasin kosovar.

Akuzat ndaj tij janë të rënda: Ai po hetohet për katër akuza për vrasje të mbetur në tentativë në lidhje me lëndime të rënda trupore. Rreth orës 13:40 të së mërkurës, katër persona u qëlluan, disa të plagosur rëndë, pranë Gjykatës Rajonale të Bielefeldit: dy 25-vjeçar, një 23-vjeçar dhe një 63-vjeçar.

Ata janë familjarë të të dyshuarit, Huseyin Akkurt (38 vjeç), i cili u arrestua në Bruksel (Belgjikë) në mes të korrikut, për vrasjen e Besar Nimanit.