Gjykata e Apelit pranon kërkesën e Salianjit, çështja “Babale” do të shqyrtohet nga gjyqtarja e njohur

Gjykata e Apelit ka njoftuar se në bazë të shortit elektronik procesi gjyqësor në lidhje me çështjen “Babale” do të shqyrtohet nga gjyqtarja Elona Mihali.

Ky ndryshim vjen pasi ditën e sotme deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji nëpërmjet avokatit të tij kërkoi përjshtimin e gjyqtares Edlira Petri.

Pas vulës së PD, shorti përplas sërish gjyqtare Elona Mihali me demokratët.

Këtë herë elektronika ka përcaktuar se Elona Mihali do të jetë gjyqtarja që do të vendosë me kërkesën e deputetit Ervin Salianji.

Njoftimi i gjykatës:

Në vijim të komunikimit, mbi çështjen penale me të pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 305 dhe 25 të Kodit Penal, viktim/kallëzues i veprës penale, shtetasi Geron (Agron) Xhafaj,  Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon si më poshtë:

-Kërkesa me nr. 1650 prot, datë 07.03.2023, bërë nga i pandehuri Ervin Salianji dhe kërkesa me nr. 1651 prot, datë 07.03.2023, bërë nga përfaqësuesi i të pandehurit Jetmit Ollashi, av. Indrit Sefa, për përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri, në bazë të shortit elektronik, do të shqyrtohet nga gjyqtare Elona Mihali.