Gjykata cakton masën e arrestit me burg, identifikohen 8 të arrestuarit nga SPAK pjesë e grupit kriminal (EMRI)
Gjykata e Posaçme ka vendosur sot masën e arrestit me burg për 8 të arrestuarit nga aksioni i SPAK mbi trafikimin e një sasie droge nga Amerika Latine.
Arjan Gjata, Vilson Roçi, Musa Gjikola, Akil Alushi, Jani Meçja, Selami Lushkaj dhe E.D. u identifikuan si të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal, teksa janë arrestuar 8 persona, ndërsa 6 të tjerë janë në kërkim.
SPAK njoftoi se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi një operacion të gjerë në qarqet, Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Tiranë ndaj personave nën hetim për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendet e BE.
Ky operacion u krye në kuadër të procedimit penal nr. 177 të vitit 2023* dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nr 70, datë 10.07.2025.