Gjuhë shqipe për emigrantët në Greqi, Rama jep lajmin e madh nga Selaniku

Gjatë takimit me Diasporën në Selanik, kryeministri Edi Rama lajmëroi se 8 nga 50 mësues të gjuhës shqipe do jenë në këtë qytet për t’i mësuar gjuhën fëmijëve të emigrantëve. 

“Motra dhe vëllezër shqiptarë të Greqisë, mirë se ju gjej këtë herë në Selanik. Me lejoni tju prezantoj disa nga ne, që sic e premtova pas takimit të paharrueshëm të Athinës do të na ndihmojnë për të qëndruar më pranë fëmijëve tuaj për mësimin e gjuhës shqipe. Janë këtu 8 nga 50 mësuesit e parë të gjuhës shqipe me të cilët ministria e arsimit do lidhë kontratë për ti mësuar gjuhën shqipe. Siç mund ta merrni me mend janë 8 gra, që dua ti ftoj në skenë”, tha kryeministri Rama.