Legjendat ndërrojnë jetë, por nuk vdesin kurrë!
Kjo do të ndodh edhe me emrin e legjendës braziliane të futbollit, Pele. Pseudonimi i një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjithë kohërave është përfshirë në fjalorin e gjuhës portugeze.
Tashmë, fjala Pele është një nga 167,000 fjalët në fjalorin e emrave të zakonshëm të gjuhës portugeze të folur nga 265 milionë njerëz.
Në fjalorin Michaelis të gjuhës portugeze, “pelé”, jo e shkruar me gërmen e parë të madhe, do të jetë sinonim i fjalëve “i jashtëzakonshëm, i pakrahasueshëm, unik”.
“Diçka e jashtëzakonshmes bazuar në cilësitë apo vlerën e madhe që nuk mund të krahasohet me asgjë dhe asnjë, njëlloj si Pelé, emri i Edson Arantes do Nascimento (1940-2022), i konsideruar si atleti më i madh i të gjitha kohërave, i pakrahasueshëm dhe unikal”, shkruhet në fjalor.
Tre herë fituesi i Kupës së Botës me fanellën e kombëtares braziliane, vdiq më 29 dhjetor të vitit të shkuar në moshën 82-vjeçare.