“Gjokutaj i paaftë”, Kryemadhi tregon bisedën me avokatin: Duhej të isha unë në burg, Meta …
Monika Kryemadhi do të paraqitet para agjentëve të GJKKO pas akuzave të ngritura nga SPAK.
Vendim i cili për Kryemadhin është një mundësi për të folur akoma dhe më shumë jo vetëm me mediat por edhe në parlament.
Në reagimin e saj ajo pranoi se gjatë bisedimit me avokatin Genc Gjokutaj i ka thënë se është i paaftë.
Sipas saj, ajo duhej të ishte në burg dhe jo Ilir Meta, sepse në 167 faqe prova, ish presidenti ndëshkohet nga dokumentet e firmosura nga Kryemadhi.
“Aty u vërtetua që çështja CEZ-DIA ka filluar në janar të 2018 dhe duke qenë se nuk kanë pasur asgjë e kanë bashkuar me akuzat e mia. Ishte shumë qesharake ajo që tha Prokuroria. Për të gjitha gjërat që akuzohet Monika, por marrin në burg Ilir Metën. Unë kisha qejf që të ma bënin një herë në javë detyrimin për paraqitje, por do ta bëj një herë në muaj. Do të më keni këtu. Prokurori tha që ti Monika Kryemadhi ke bërë një operacion. Edhe vila që u tha është një vilë, unë nuk e kam porositur” tha Kryemadhi.