GJKKO zbut dënimin për Nikolin Nikën, i akuzuar për korrupsion në drejtësi

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë një vendim lehtësues për Nikolin Nikën, i akuzuar për korrupsion aktiv ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

Në vendim thuhet se dënimi me burg për Nikën pezullohet dhe ai do të vendoset në provë për një periudhë 2-vjeçare, gjatë së cilës nuk duhet të kryejë asnjë vepër tjetër penale dhe do të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës në Lezhë.

NJOFTIMI

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Miratimin e marrëveshjes së fajësisë me të pandehurin Nikolin Nika, datë 05.05.2025, akuzuar për kryerjen e veprës penale të
“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319 i K.Penal”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Flojera Davidhi, Elsa Ulliri dhe Rudina Palloj, me vendimin Nr. 39, datë 29.05.2025 vendosi:

1. Miratimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë për të pandehurin Nikolin Nika, në kuadër të procedimit penal nr. 131 të vitit 2024, më datë 05.05.2025, nënshkruar nga prokurori i çështjes Elvin Gokaj, i pandehuri Nikolin Nika dhe mbrojtësi i tij av. A.S.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikolin Nika, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319 i K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit
burgim.

3. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë të pandehurit Nikolin Nika, për një periudhë kohe

prej 2 (dy) vitesh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës Lezhë. Afati i provës fillon nga e nesermja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim.

4. Në bazë të nenit 60 pika “9” të Kodit Penal urdhërohet i pandehuri të mos shoqërohet me persona të dënuar.

5. Shpenzimet procedurale në fazën e hetimit paraprak në masën 6 000 (gjashtë mijë lekë) dhe ato gjyqësore, do të paguhen nga i pandehuri Nikolin Nika.

6. Në referim të nenit 406/f, pika 1, të K.Pr.Penale, kundër vendimit nuk lejohet
ankim.