Ditën e sotme Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka njoftuar se do të vendosë nëse dosja e inceneratorit të Fierit do të kalojë për gjykim, apo nëse do të rikthehet sërish në prokurori për të vijuar me hetime të tjera.
Të pandehur për këtë çështje, janë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti socilist, Alqi Bllako dhe ish-pesidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj.
Ndaj këtyre tre personave, rëndojnë akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit” dhe “pastrimit të parave”.
Për këta persona, prokuroria kërkon që të kalojnë për gjykim me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit” dhe “pastrimit të parave”. Në seancat e kaluara, personat e pandehur, kryesisht zoti Koka dhe Alqi Bllako i kanë kërkuar gjykatës pushimin e hetimeve apo rrëzimin e kërkesave të prokurorisë.