GJKKO shpall vendimin për të pandehurit e inceneratorit të Tiranës, ja dënimi për Lefter Kokën
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është dënuar me 3 vite burg nga GJKKO si i përfshirë në inceneratorin e Tiranës. Ndërkaq, Jetmir Llapaj deklarohet i pafajshëm.
Bledar Karoli dënohet me 3 vite burg. Me gjykim të shkurtuar, dënimi përfundimtar është 2 vite burg. Hiqet masa e sigurimit dhe i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite.
Fatjon Murataj dënohet me 3 vite burg. Përfundimisht dënohet me 2 vite burg dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Taulant Tusha dënohet me 3 vite burg. Përfundimisht dënohet me 2 vite burg dhe 5 vite dënim plotësues (ndalim nga funksionet publike).
Namik Simirxhiu dënohet me 3 vite burg. Me gjykim të shkurtuar, dënimi përfundimtar është 2 vite burg dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Valbona Ballgjini dënohet me 3 vite burg. Me gjykim të shkurtuar, dënimi përfundimtar është 2 vite burg, i cili pezullohet dhe konvertohet në shërbim prove për 4 vite. Hiqet masa e sigurimit “arrest në shtëpi”. Gjithashtu, dënohet me 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Sidita Kopliku dënohet me 1 vit e 6 muaj burg. Përfundimisht dënohet me 1 vit burg, i cili konvertohet në shërbim prove, brenda 6 muajve me punë në interes publik. I ndalohet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.