GJKKO ka rrëzuar kërkesën e financierit të ‘Habilajve’, Nezar Seiti, pasi kërkoi zëvendësimin e masës së sigurimit.
“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Luljeta Kole, bazuar në nenin 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 620, datë 07.11.2024, vendosi: Rrëzimin e kërkesës. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit”, thuhet në njoftim.
Nazer Seiti është ekstraduar në Itali në janar 2018 dhe fillimisht u vendos në një burg në Romë i veçuar nga të pandehurit e tjerë mes të cilëve edhe Moisi Habilaj.