GJKKO “revolton” Opozitën, të hënën protestë para SPAK

Deputetë dhe mbështetës të Opozitës do i rikthehen protestave, këtë herë para SPAK.

Vendimi i GJKKO ndaj kreut të PD, Sali Berisha “detyrim paraqitje” ka sjell edhe reagimin e strukturave të kësaj partie.

Protesta do zhvillohet këtë të hënë në orën, 9:30 rreth 30 minuta para se Berisha të paraqitet para oficerit të Policisë për të respektuar masën e sigurisë.

“Te dashur miq. Diten e Hene ne ora 9:30 te mobilizojme te gjithe strukturat e degeve per te protestuar perpara SKAP- it si vegel ne duart e Rames per te perndjekur kundershtaret politik ..Do jemi aty ne mbeshtetje te te se drejtes, te ligjit dhe se vertetes qe eshte ne anen e Kryetarit te PD Prof Dr Sali Berisha ..Ne ora 9:30 perpara selise SKAP-it .Faleminderit” shkruhet në njoftim.