GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjaten me 3 muaj hetimet për ish deputetin e PS, Jurgis Çyrbja

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, për zgjatjen me tre muaj të hetimeve për ish-deputetin socalist Jurgis Çyrbja.

Spak e bëri këtë kërkesë në seancën e së martës, për shkak se është në pritje të disa letër porosive të nisura agjencive partnere jashtë vendit.

Prokuroria e Posaccme ka kohë deri në muajin korrik të kryejë hetimet për Jurgis Çyrbjan, i cili mbahet në paraburgim që prej datës 20 tetor të vitit 2024.