GJKKO merr vendimin për Erion Veliajn! Kryebashkiaku i Tiranës lihet në qeli, arrest shtëpie për biznesmenin Elman Abule
- 17 June, 2025
GJKKO ka marrë vendimin për Erion Veliajn duke lënë në qeli kryebashkiakun e Tiranës. Për biznesmenin Elman Abule, i cili akuzohet për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt, u la në fuqi masa “arrest shtëpie”.
Avokati i kryebashkiakut, i cili nuk u paraqit në seancën gjyqësore, kërkoi zëvendësimin e masës dhe ofroi garanci pasurore, por togat e zeza nuk e pranuan kërkesën. Si argument të ri gjatë seancës, Prokuroria e Posaçme paraqiti faktin se apartamenti mbi shtëpinë e kryebashkiakut zotërohet në mënyrë të tërthortë nga çifti Xoxa-Veliaj.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ