GJKKO lëshon 24 masa sigurie në Universitetin Bujqësor, Rama: Masa pa gjyq për disa procedura të viteve më parë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas urdhërarresteve të lëshuara nga SPAK për stafin pedagogjik të Universitetit Bujqësor.
Sipas tij, masat e sigurisë janë pa gjyq, teksa ka lajmëruar një dëgjesë publike me rektorin, Fatbardh Sallaku.
“Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë! Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030.” shkruan Rama.
Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më…
— Edi Rama (@ediramaal) February 25, 2025