GJKKO lë në qeli Lulzim Berishën, avokati kapet me bashkëpunëtorin e drejtësisë: Po krijon artifica dhe po mashtron
Gjykata e Posaçme, ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Lulzim Berishën, ish kreun e bandës së Durrësit që u ekstradua nga Spanja në Shqipëri.
Gjykata e Posaçme në vitin 2020 caktoi ndaj Berishës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja në rrethana cilësuese”, kundër 2 ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Avokati i tij, Detar Hysi, në një deklaratë për mediat, tha se dëshmitari Luftar Reçi po mashtron institucionet e drejtësisë. Ai kërkoi që prokurorët e posaçëm të jenë më të kujdesshëm me deklarimet e bashkëpunëtorëve.