GJKKO lë në qeli Eria Ago! Ish e dashura e Safet Bajrit “përkrahu” autorët në ekzekutimin e Fatbardh Licit
Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sigurimit “arrest me burg” për Eria Agon.
Ajo do të vazhdojë të qëndrojë në qeli, pasi ka dyshime se ka konsumuar elementë të veprës penale “sigurim kushtesh për të kryer vrasje dhe përkrahje të autorit të krimit”.
Ago u arrestua pasi, në kohën kur ndodhën ngjarjet, ka qenë në një marrëdhënie romatike me Safet Bajrin.
Eria Ago mohon akuzën e SPAK. Ajo u arrestua disa ditë pas firmosjes së urdhër-arrestit nga SPAK për Safet Bajrin, Asmer Bilalin dhe Behar Bajrin, të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018.