GJKKO lë në burg kreun e bandës së Shijakut Astrit Avdylajn


Gjykata e Posaçme la të pa ndryshuar masën e arrestit në burg për Astrit Avdylin, të arrestuar dy ditë më parë në banesën e tij në Shijak.

Avdyli ishte në kërkim me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se ka organizuar atentate ndaj Durim Bamit me porosi të Ervis Martianjt dhe ish-deputetit Arben Ndoka.