Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për ndryshimin e masës “arrest me burg” për Arben Meskutin. Pas shqyrtimit të kërkesës, GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm, duke e mbajtur të arrestuar në burg.
Meskuti akuzohet për mashtrim me mikrokreditë dhe zhvatjen e mijëra shqiptarëve, duke përdorur skema të tilla si rifinancimi i kredive me kushte të këqija dhe shantazhimin e qytetarëve. Ai dyshohet se ka bllokuar pronat e luajtshme dhe të paluajtshme të borxhlinjve, duke ushtruar presion mbi ta për të detyruar pagesa të pasiguruara dhe të padrejta. Hetimet për këtë rast janë ende në vazhdim.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ