GJKKO jep vendimin për Ilir Metën! Mbetet në paraburgim, rrëzohet kërkesa për masë më të butë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-presidentin Ilir Meta, duke rrëzuar kërkesën e tij për një masë më të butë sigurie.

Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej datës 21 tetor 2024, përmes avokatëve të tij kërkoi ndryshimin e masës në “arrest shtëpie” ose “detyrim për paraqitje”, duke argumentuar se janë shkelur afatet procedurale të përcaktuara me ligj.

Sipas mbrojtjes, Prokuroria e Posaçme (SPAK) nuk ka paraqitur njoftimet periodike dy mujore për vazhdimin e masës së sigurisë, siç kërkohet nga legjislacioni në fuqi.