GJKKO jep sot vendimin/ “Keni kundërshtuar dëshminë e penalitetit!”, Beleri : Jam besimplotë, nuk e ndjej veten fajtor!
Teksa sot pritet të që të jepet vendimi për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, zbardhet dëshmia e Fredi Belerit.
Replikë ka siguruar dëshminë e Belerit, i cili tha sot para togave të zeza se çështjen e bashkisë së Himarës se është kundërshtuar dëshminë e penalitetit., por me sajesë.
Beleri ne sallen e gjyqit : Keni rrëzuar çdo kërkesë, me keni privuar nga e drejta e betimit. Nuk e sollët dëshmitarin e duhur, atq që sollët, e pyetet për rrobat, jo për përgjimet. Keni shkelur parimin e prezumimit të pafajsisë dhe barazinë para ligjit.
Keni kundërshtuar dëshminë e penalitetit. Nga dita e parë deri më sot është një ccështje politike. Keni shkelur parimin e prezumimit të pafajsisë dhe barazinë para ligjit.
Erion Çela, gjyqtari relator, ndërhyri duke thënë:
Paraqisni fakte dhe çfarë i shërben këtij procedimi. Në ccdo seancë gjyqësore kapeni me gjyqtarë të veçantë për t’i anatemuat ata. Kërkesat e rrëzuara mund t’i ankimoni.
Fredi Beleri:
Prokurori kërciste stilolapsin në tavolinë.
Më ka bërë presion. Spak kërkon të më dënojë përsa kohë i duhet Edi Ramës.
Sajesa qesharake të pabazuara. Ky hetim tregon si manipulohrt procesi gjyqësor. Këto konkluzione nuk mund të merren parasysh nga trupa e gjykimit.
Dosja nuk ka fakte, ndaj nuk kam kërkuar gjykim të shkurtuar. Të gjitha gjetjet e prokurorisë kundërshtohen nga avokatët e mi. E vërteta do dalë një dite, herët a vonë.
Jam përgjuar 24 orë ne ditë dhe e njëjta makine qe thone ishte ne vendngjarje. I njëjti njeri me kapucc qe thone ishte Arseni, nuk u vertetua qe ishte Arsen Rama.
Kërkesa e prokurorisë per 2.6 vite burg, nuk ka asnjë logjikë. Për dy kryetar Bashkie ka kërkuar sherbim prove.
Sa herë të kete zgjedhje rezultati do jetë i njejtë. Himariotër nuk janë budallenj.
Jam besimplotë, nuk e ndjej veten fajtor!
Herët a vonë do gjej drejtësi. Sot duhet ti thoni ju JO presionit të pushtetit. Të tjeret janë kalimtarë dhe besnikë të partise.