GJKKO i revokoi masën e arrestit shtëpiak, Armina Mevlani reagon pas lirimit të Sali Berishës! Ja mesazhi i blogeres për vjehrrin e saj

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme (27 nëntor) u la i lirë me vendim gjykate, pasi GJKKO revokoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij që ishte në fuqi prej gati 11 muajsh.

Pasi kryedemokrati fitoi lirinë, reagoi në një postim në rrjetin sociale edhe Armina Mevlani, bashkëshortja e Shkëlzen Berishës.

Blogerja ka publikuar një thënie të Martin Luther King: “Liria nuk jepet kurrë vullnetarisht nga shtypësi, ajo duhet të kërkohet nga të shtypurit”, referuar lirimit të vjehrrit të saj.

Kjo nuk është hera e parë që Armina Mevlani ka komentuar masën e sigurisë të caktuar ndaj Sali Berishës.

Në një intervistë dy muaj më parë, blogerja u shpreh se ka besimin se rrezja e diellit do të dalë një ditë për ish-kryeministrin.

“Nuk është përjetuar mirë se normalisht është diçka jo e drejtë në këndvështrimin e shumë njerëzve, por edhe në realitet, megjithatë shpresojmë për më mirë.

Kemi pasur kontakt, me kalimin e kohës kam kuptuar se gjëja më e rëndësishme qoftë në familje apo marrëdhënie është shëndeti. Sa kohë njerëzit janë të shëndetshëm do të dalë drita e diellit, e sigurt që po”, tha blogerja.