GJKKO e lë në qeli, ja në cilin burg do e vuaj dënimin Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do vuaj dënimin “arrest me burg” në dhomat e paraburgimit të burgut në Durrës.

Veliaj u arrestua dy ditë më parë me urdhër të SPAK, pas një hetimi 1 vjeçar për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash.Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa kishin ngritur një skemë korrupsioni për t’u pasuruar familjarisht me fondet e Bashkisë së Tiranës dhe lejet e ndërtimit të firmosura nga Veliaj si titullar i institucionit.

Të përfshirë në këtë çështje janë dhe 6 biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu.

Këta të fundit në këmbim të tenderave nga Bashkia e Tiranës dhe lejeve të ndërtimit, i ofronin Erion Veliajt, shuma monetare nëpërmjet blerjeve fiktive, biletave avioni, sponsorizimeve, OJF-ve të Ajola Xoxës, si dhe pasurive të paluajtshme, si disa vila në Qerret.

NJOFTIMI I SPAK:

Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.