GJKKO do të vendoste për “fatin” e Berishës, shtyhet gjyqi për ish-kryeministrin. Avokatët kërkuan ….
Shtyhet gjyqi për ish-kryeministrin Sali Berisha.
ZHVILLIM
Jepet sot vendimi për ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin është kërkuar nga SPAK një masë më e fortë, ajo të arrestit. Do të jetë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të vendosë mbi fatin e deputetit Berisha, ndërkohë dy avokatët e ish-kryeministrit Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, janë paraqitur në seancë. Ndërkohë pritet që seanca e sotme, që do të nisë në orën 10:00 në GJKKO, të jetë e gjatë, ndërsa do të mbahet me dyer të mbyllura.
Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili po hetohet nën dyshimet për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.