GJKKO arreston Erion Veliajn, reagon Lulzim Basha: Bashkia e Tiranës u kthye në një vatër korrupsioni dhe në lavatriçe të parave të pista

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas masës së sigurisë, arrest me burg të Erion Veliaj.

Sipas tij, kryebashkiaku i Tiranës ka bërë shkelje të shumta me karakter korrupsioni, duke e shndërruar këtë institucion në lavatriçe të parave të pista.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)

“Nën drejtimin e Erion Veliajt dhe me mbështetjen e Edi Ramës, Bashkia e Tiranës u kthye në një vatër korrupsioni dhe në lavatriçe të parave të pista, në shërbim të një grushti të vogël njerëzish, jo të qytetarëve. Përshëndes vendosmërinë e SPAK për t’i shkuar deri në fund aferave korruptive dhe inkurajoj institucionet e drejtësisë të veprojnë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, që shkatërron mirëqenien e familjeve shqiptare.

E teksa numri i bashkëpunëtorëve të ngushtë të Edi Ramës, që popullojnë sot bangat e të akuzuarve vetëm rritet, për çdo shqiptar është e qartë, se kryeministri ose është i paaftë për t’u përballur dhe për të ndaluar korrupsionin, që vetëm ai nuk e ka parë në këto vite pranë tij, ose është bashkëpunëtor i të korruptuarve në vjedhjen e miliarda eurove. Në të dyja rastet ai duhet të largohet. Fundi i pandëshkueshmërisë është fundi i tranzicionit në Shqipëri!” shkruan Basha.