Kryeministrja italiane, Georgia Meloni, do të inspektojë ditën e sotme nga afër kampin e refugjatëve në portin e Shëngjinit. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga LSA, duket se puna në këtë kamp ka mbaruar.
Këto ambiente do të shërbejnë provizorisht për emigrantët, të cilët më pas do të kalojnë në qendrën e pritjes në Gjadër.
Kryeministrja italiane do të vizitojë sot kampin e Shëngjinit dhe atë të Gjadrit bashkë me homologun e saj shqiptar, Edi Ramën.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ