Gjirokastra feston 20 vite në UNESCO, kryeministri Rama: Pasuri e përjetshme e shpirtit

Teksa sot Gjirokastra feston 20-vjetorin e shpalljes si Pasuri Botërore nga UNESCO, kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një mesazh urimi.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shprehu vlerësimin e tij për qytetin historik, duke e cilësuar atë si “pasuri të përjetshme të shpirtit”.

Statusi i Plotë

  • “MIRËMËNGJES 😊
    Dhe nga Gjirokastra që kremton 20-vjetorin si pasuri botërore në UNESCO dhe përjetësisht pasuri e shpirtit, ju uroj ditë të mbarë,” shkroi Rama, duke e shoqëruar postimin me një video nga qyteti.