Gjimnazi “Shefqet Gjuzi” në Gramsh tanimë i ristrukturuar/ Rama: Do të presë 430 nxënës me kushte bashkëkohore

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga gjimnazi i rikonstruktuar “Shefqet Guzi” në Gramsh. Sipas tij, kjo shkollë do të presë 430 nxënës dhe mësues në kushte bashkëkohore

“Mirëmëngjes dhe me gjimnazin e rikonstruktuar “Shefqet Guzi” në Gramsh, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Gramsh, i cili do të presë 430 nxënës dhe mësues në kushte bashkëkohore më 9 shtator, kalofshi një ditë të mbarë”, tha ai.