Gjiknuri videomesazh qytetarëve të Elbasanit/ Keni treguar maturi e qytetari gjithmonë, bëjeni edhe sot!
Nga qyteti i Elbasanit, drejtuesi politik i këtij qarku, njëherësh Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka përshëndetur dhe udhëzuar qytetarët për ditën e sotme. Në videomesazhin e tij, Gjiknuri u shpreh se elbasanllinjtë kanë treguar zgjedhje më zgjedhje se janë liberal e të matur, karakteristika të cilat do t’i kenë edhe këtë radhë.
Kujtojmë se gara në këtë qytete është mjaft e fortë. Kryetari aktual i Partisë Socialiste, Gledjan Llajtja, ka përballë kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Luçiano Boçi, një emër mjaft i dashur për Elbasanin. Duket se gara do të jetë ndër më të fortat. Po ashtu në Elbasan aplikohet për herë të parë votimi elektronik, process i cili duket të ketë shfaqur disa probleme në orët e para të mëngjesit.