Partia Socialiste ka ndërmarrë prej disa javësh masën përjashtimore për deputetë e opozitës kur këta të fundit bllokojnë foltoren e Kuvendit.
Ajo që vihet re është se socialistët po përjashtojnë pas çdo seance parlamentare protagonistët e rrëmujës.
Aq masive u bë kjo masë, saqë seancën e fundit, votimin e bojkotoi edhe Enkelejd Alibeaj duke i kujtuar Kuvendit se opozitës i mungonin 12 deputetë të përjashtuar.
Por Sekrerari i Përgjithshëm i socialstëve Damian Gjiknuri përmes një interviste dha sinjale se kishte ardhur koha që PS të hiqte dorë nga politika e përjashtimeve. Nga e enjtja në të hënë, kaluan 4 ditë, duke lënë përshtypjen se PS bëri siç tha Sekretari i Përgjithshëm dhe hoqi dorë nga përjashtimet.
Por ndryshe nga sa pritej, Taulant Balla surprizoi. Nga zyra e tij u publikua kërkesa për përjashtimin e 6 deputetëve të tjerë, kërkesë e cila binte ndesh jo vetëm me udhëzimet e Gjiknurit, por edhe dhe në kundërshtim me afatin e përcaktuar në Rregullore se përjashtimet duhen bërë 48 orë pas kërkesës.
Mes përplasjeve të brendshme socialistëve pritet të ekzekutohen në Sekretariatin e Etikës, me nga 10 ditë përjashtim: Elda Hoti, Sorina Koti, Gerta Bardeli, Oerd Bylykbashi, Lindita Metalia dhe Edmond Spaho.