Gjesti shpërthen ndaj Xhenetës: Nuk kam pasur kurrë punë me një femër kaq të ulët
Gjesti dhe Egli patën një bisedë të afërt, pas një periudhe të gjatë distancimi mes tyre. Dyshja u shtrinë në shtrat dhe për herë të parë pas ftohjes, ndanë mendimet e tyre.
Gjatë kësaj bisede, Gjesti nuk i kurseu kritikat e ashpra ndaj Xhenetës, duke shprehur hapur zhgënjimin e tij për të. Ai e akuzoi për mungesë ndjenjash dhe sinqeriteti, duke deklaruar:
“Asaj nuk ia ka ni kurrë brenda për mua, e po ia nin jashtë, interesant. Ia njoh shumë mirë edhe ata lot. Nuk më ka rënë të takoj femër më të ulët. Kurrë nuk më ka rënë të takoj, nuk kam pasur punë me një femër kaq të ulët, të betohem po më vjen turp nga vetja.”
Gjesti vazhdoi më tej me akuza të rënda:
“Një femër që nuk ka mëshirë, pa moral, pa karakter, një femër që ka luajtur dhe një femër që del jashtë dhe loton për mua, pas krejt atyre të zezave, veç shiko akoma sa e pafytyrë është.”
Ndërkohë, Egli e dëgjoi në heshtje, pa bërë asnjë koment. Ky reagim i saj ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si ajo e përjetoi këtë rrëfim të fortë nga Gjesti.