Gjesti shpallet fitues i Big Brother Vip Albania 4

Gjesti është fitues i edicionit të katërt të Big Brother Vip Albania 4.

Pas një edicioni spektakolar, publiku ka zgjedhur si fitues mes Gjestit dhe Rozanës… Gjestin!

“Faleminderit të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, besoj e kam merituar. Faleminderit Top Channel që më ka hapur dyert, kurrë nuk kam për ta harruar, faleminderit Zotit, familjes, publikut. U kry ç’do sen”, ishin këto fjalët e para të Gjestit pas triumfit.