Gjesti po humbet pulsin? Shihet duke qarë dhe folur për familjen në oborrin e shtëpisë
Një nga banorët më të komentuar të Big Brother VIP Albania, Gjesti është parë i vetëm në oborrin e shtëpisë, duke bërë hapa të pasigurt dhe duke folur me zë të dridhur.
I emocionuar dhe me lot në sy, ai përsëriste fjalë që duket se i drejtoheshin familjes së tij.
“Çdo send do ta bëj për ju, mbajeni mend. Krejt çfarë po bëj, po i bëj për ju, vetëm për ju. Hiç send për vete, vetëm për ju”, dëgjohej të thoshte ai me një ton të rënduar emocionalisht.
Gjesti është një nga banorët më të izoluar të këtij edicioni, pasi, ndryshe nga të tjerët, ai ka kaluar më shumë kohë brenda spektaklit.
Pas përfundimit të eksperiencës së tij në Big Brother VIP Kosova, ai hyri menjëherë në Big Brother VIP Albania, duke mos pasur mundësinë të shijonte një periudhë pushimi apo të ritakonte familjen e tij.