“Gjesti ka qenë i martuar para BBV”! Gazetarja bën deklaratën e fortë për banorin më të përfolur të momentit
Gazetarja Klotilda Harka ka bërë një deklaratë të bujshme për banorin e “Big Brother VIP 4”, Gjestin, gjatë një interviste në emisionin “Live From Tirana”. Duke folur për marrëdhënien e tij me Eglin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Harka ka ngritur dyshime për jetën e tij private jashtë lojës.
Sipas saj, Gjesti i ka pohuar Eglit se duhet të largohet, pasi ai ka një grua jashtë. Gazetarja shtoi se këto zëra për martesën e tij kanë ardhur nga burime të afërta me banorin.
“Gjesti i tha: ‘Largohu, se kam grua jashtë’. Nuk dihet nëse e ka për Xhenetën apo dikë tjetër. Ka fjalë që ai ka qenë i martuar para se të hyjë në ‘Big Brother VIP’. Këto janë informacione që më kanë ardhur nga njerëz që e njohin nga afër,” – deklaroi Harka.
Ndërkohë, gazetarja komentoi edhe marrëdhënien e Eglit me Gjestin, duke thënë se Egli mund të përdorë pëlqimin e saj për strategji në lojë, pasi është e vetëdijshme për simpatinë që Gjesti gëzon nga publiku.