Gjesti harron Eglin? Gjesti flirton me banoren e re, e pyet nëse…

Në mbrëmjen e djeshme, gjatë një momenti të qetë në lavanderi, Gjesti duket se ka hedhur një “grep” flirtimi drejt banores së re, Olës, duke nxitur diskutime mes banorëve të tjerë. Kjo ndodhi pikërisht kur Egli ishte larg, duke zhvilluar një takim me dentistin.

Gjatë bisedës së tyre, Gjesti nuk ngurroi të pyesë Olën rreth jetës së saj private, duke nisur me një pyetje të drejtpërdrejtë:

Gjesti: A je në lidhje?
Ola: Jo, nuk jam.
Gjesti: As unë.
Ola: Shumë mirë.
Gjesti: Qysh mujna me ia bo?

Ky shkëmbim fjalësh ngjalli menjëherë reagimin e Valbonës, e cila ndërhyri për të mbrojtur shoqen e saj Eglin. Ajo e qortoi Gjestin për sjelljen e tij, duke i kujtuar lidhjen që ai kishte krijuar më parë me Eglin.

Valbona: Eglin e kam shoqe unë, nuk të lej me bo këto cili fili.