Pas tre ditësh distancimi dhe mungese komunikimi, Gjesti dhe Egli kanë sqaruar më në fund situatën mes tyre.
Gjesti tregoi se zgjodhi të hesht, pasi mendoi se me fjalë nuk do të zgjidhej asgjë. Ai pranoi se Egli ka pasur dyshime për shkak të historisë së tij të mëparshme, por nuk e kishte pyetur drejtpërdrejt.
“I kam thënë në fillim që nuk luaj me ty. E di që ka pasur mendime për shkak të asaj historisë që kam pasur, por nuk ka ardhur te unë të më pyesë, por ka ardhur me mendimin e saj.”
Gjesti foli edhe për ish-të dashurën e tij, duke pranuar se ndihet në borxh me të, pasi ajo ka bërë shumë për të dhe për shokët e tij.
“Unë shprehem në këngë. Ajo vajzë ka bërë për mua gjithçka dhe ndihem në borxh. Kam bashkëjetuar me të dhe nuk e di nëse kam për t’ia kthyer ndonjëherë.”
I pyetur nëse raporti me Eglin ishte një hakmarrje ndaj Xhenetës, ai e mohoi një gjë të tillë.
“Pse s’ma nxjerr atë video që e kam thënë? Unë kurrë nuk kam thënë që me kap Eglin dhe të hakmerrem me të. Nuk e di si ka mundur të thotë që më pret jashtë, pas asaj që më ka bërë.”
Nga ana tjetër, Egli u shpreh se nuk dëshiron të krahasojë përvojat e saj të kaluara me atë që po përjeton tani.
“Unë mund të botoja një roman për atë marrëdhënie që më rriti nga 19 deri 25 vjeç. Arsyeja pse nuk zgjodha të shkruaja për atë marrëdhënie ishte vetëm ndjesia e trishtimit.”