Gjesti flet për bashkëjetesën me Eglin: Vetëm për gjumë do shkoj në shtëpi! Isha i lidhur 5 vite dhe ish e dashura…
Gjesti ka folur me Rozanën hapur për mënyrën se si e menaxhon jetën personale dhe karrierën, duke pranuar se është i fokusuar kryesisht tek puna dhe e ka të vështirë të gjejë balancën mes jetës profesionale dhe lidhjeve romantike.
Gjesti: Unë kam qejf të jem i lirë edhe nëse jam në një lidhje. Nuk kam qejf të më pengojnë.
Rozana: Nuk ke gjetur balancë mes punës dhe jetës?
Rozana: Nëse Egli vjen në Prishtinë te ty, a do të bashkëjetoni bashkë?
Gjesti: I bie që Egli të rri shumë vetëm sepse vetëm për gjumë do shkoj në shtëpi. Një ditë mund të ndodhë që të rri me atë. Fokusi që kam është puna.
Rozana: Sa kohë ke pa një lidhje të qëndrueshme?
Gjesti: 7 muaj kam që jam shkëputur. Kam qenë 5 vjet me të. Kështu kam qenë edhe me atë. Femër më të fuqishme nuk kam parë ndonjëherë, më ka duruar shumë. Nuk besoj se do më durojë njeri si ajo, nuk ka shanse.