Gjermania paketë shtesë prej 5 miliardë euro për Ukrainën
Gjermania ka njoftuar se do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me një paketë ndihme me vlerë rreth pesë miliardë euro, në një përpjekje për të përforcuar kapacitetet mbrojtëse të vendit ndaj agresionit rus.
Njoftimi erdhi ndërsa kancelari gjerman, Friedrich Merz, priti në Berlin presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për bisedime dypalëshe që kishin në fokus situatën e sigurisë në Ukrainë dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Në një deklaratë zyrtare, Ministria gjermane e Mbrojtjes theksoi se vendimi për këtë paketë shtesë ndihme u mor pas një serie sulmesh ajrore të rënda të ndërmarra nga Rusia ndaj qyteteve ukrainase.
Pako e ndihmës do të përfshijë pajisje ushtarake moderne, mbrojtje ajrore, municione, automjete të blinduara dhe trajnime për forcat ukrainase.
Gjermania vazhdon mbështetjen e saj aktive dhe të qëndrueshme ushtarake për Ukrainën, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta ndërkombëtare për t’i dhënë fund kësaj lufte në mënyrë të drejtë dhe të qëndrueshme.
Germany is among the global leaders in supporting Ukraine and the rules-based international order. These rules must be preserved so that normal life for people can be preserved as well. That is exactly what we discussed today: our shared diplomacy, our common security, and our… pic.twitter.com/TjOsYadn3O
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 28, 2025