Gjermania dhuron pajisje dhe automjete për policinë shqiptare

Policia Federale Gjermane dhe Zyra Federale Kriminale Gjermane (BKA) dhuruan pajisje dhe automjete me vlerë rreth 345 000 euro për Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, Departamentin për Sigurinë Publike, Institutin e Policisë Shkencore dhe Departamentin për Policinë Kriminale.

Donacioni përfshiu automjete, jelekë mbrojtës, laptopë, programe, pajisje për leximin e dokumenteve, komplete pajisjesh mbrojtëse, radio komunikimi dhe uniforma taktike.

Ambasadori gjerman Karlfried Bergner konfirmoi vijimin e bashkëpunimit përmes donacioneve, trajnimeve, skuadrave të përbashkëta hetimore dhe operacioneve me impakt ndërshtetëror, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda shprehu mirënjohje dhe garantoi angazhimin për intensifikimin e këtij bashkëpunimi.