Gjermania dhuron 100 mijë euro pajisje teknologjike për Policinë e Shtetit

Policia e Shtetit ka përfituar një donacion me pajisje të teknologjisë së lartë në vlerën e 100 000 eurove, dhuruar nga Zyra Federale Kriminale Gjermane (BKA).

Pajisjet, të përbëra nga kompjuterë të fuqishëm dhe monitorë profesionalë do të përdoren nga Drejtoria e Inteligjencës dhe Arkivës Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ceremonia e dorëzimit të donacionit u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, ku ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Drejtuesi Ilir Proda, Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Karlfried Bergner, si dhe përfaqësues të lartë të Policisë së Shtetit dhe Ambasadës Gjermane.

Në fjalën e tij, Proda shprehu mirënjohjen ndaj Gjermanisë për mbështetjen e vazhdueshme: Nga ana e tij, Ambasadori Bergner theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e sigurisë.

Ky donacion vjen në kuadër të bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve ligjzbatuese shqiptare dhe gjermane, si pjesë e angazhimit të përbashkët për luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe sfidave të sigurisë në rajon.