Gjendja e mediave në Shqipëri/ Ambasada Holandeze paralajmëron veprime konkrete për lirinë e shtypit

Ambasada e Holandës në Shqipëri ka reaguar me një deklaratë në lidhje me gjendjen e medias në Shqipëri.

Duke iu referuar ngjarjeve të fundit në vend ambasada holandeze deklaron se media në Shqipëri është nën kërcënime.

Holanda po bashkëorganizon samitin për demokracinë së bashku me SHBA-në.
Ky event synon të ndërmarrë veprime konkrete në fushën e lirisë së shtypit dhe luftës ndaj korrupsionit.
Në momente vendimtare ku media në Shqipëri ka qenë nën kërcënime, është e rëndësishme të theksohet se ndërtimi i modeleve të financimit, standardeve të industrisë dhe politikave publike për të mbështetur qëndrueshmërinë e organeve mediatike është thelbësore.🗞️ Liria e Medias = Demokraci”, shkruan ambasada holandeze.