Një trup i pajetë është gjetur brenda një banese në fshatin Dajç të Lezhës. Viktima, rreth 53 vjeç, u raportua se është gjetur në gjendje të avancuar dekompozimi, duke ngritur dyshime mbi kohën dhe rrethanat e vdekjes.
Sipas burimeve, trupi i pajetë dyshohet të jetë i pronarit të banesës. Megjithatë, ende nuk ka informacione zyrtare për identitetin e tij ose për periudhën kohore kur mund të ketë ndërruar jetë.
Trupi është dërguar në morgun e Tiranës, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimit nga mjekësia ligjore për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e vdekjes.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërsa pritet që ekspertiza të hedhë më shumë dritë mbi rastin.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ