Një person rreth 40 vjeç është gjetur pa shenja jete në rrugë, pranë shkollës “Industriale” në Vlorë. Kalimtarët që konstatuan trupin njoftuan menjëherë policinë dhe ambulancën.
Fillimisht u dyshua se ai mund të ishte viktimë e një ngjarjeje kriminale, por pas kontrollit paraprak në trup nuk janë gjetur shenja dhune. Sipas mjekëve, personi vuante nga epilepsia, çka mund të ketë qenë shkaku i vdekjes.
Policia ka rrethuar zonën dhe po merr në pyetje banorë të lagjes për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor dhe ambulanca ndodhen ende në vendngjarje.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ