Gjendet pa shenja jete një 66-vjeçar në Devoll, ishe larguar nga shtëpia që në 6 shkurt
- 9 February, 2024
Rreth orës 12:55 në afërsi të fshatit Hoçisht të Devollit, një 66-vjeçar është gjendur pa shenja jete.
66-vjeçari Sh.Ç ishte ishe banues në fshatin Përparimaj dhe nga këqyrja e jashtme e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Zbulohet se 66-vjerçari ishte larguar nga shtëpia më 6 shkurt dhe u gjend i vdekur ditën e sotme.
Paraprakisht, dyshohet se 66-vjeçari mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ