Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar në Shkodër! Dyshohet se…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër ku një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete , në sediljen e pasagjerit të një makine në pronësi të një subjekti tregtar.
Sipas policisë, dyshohet se shtetasi E. M., ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 19:15, në lagjen “Qemal Stafa” brenda automjetit në pronësi të një subjekti tregtar, në serdilen e pasagjerit është gjetur pa shenja jete shtetasi E. M., rreth 50 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.