Gjendet pa jetë në shkallët e pallatit ku banonte një 47-vjeç, dyshimet e para
5 February, 2024
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 05.02.2024, rreth orës 16:25, në lagjen nr. 18, Korçë, në shkallët e pallatit ku banonte, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, shtetasi J. M., rreth 47 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale.