Gjendet një trup i pajetë pranë shkollës “Andrea Stefani”

Një trup i pajetë është gjetur në kryeqytet pranë shkollës “Andrea Stefani” në Laprakë.Dyshohet për një të moshuar që ishte në kërkim më herët, i larguar nga banesa. I moshuari vuante nga skleroza. Në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhuna. Dyshohet se vdekja mund të ketë ndodhur për shkaqe natyrale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2024, rreth orës 09:45, në rrugën “Gjergj Legisi”, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë dyshohet i shtetasit I. T., 75 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.