Gjendet një makinë e djegur në Zall Herr! Dyshohet se u përket autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës

Një makinë e djegur është gjetur në zonën e Zall Herrit, vetëm pak orë pas vrasjes së 48-vjeçarit Lulzim Visha, krim që ndodhi paraditen e sotme në Zall Mner, Tiranë.

Policia dyshon se kjo makinë mund të jetë përdorur nga autorët për t’u larguar pas ngjarjes dhe më pas është djegur për të humbur gjurmët.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Mjeti i djegur do të ekzaminohet nga ekspertët për të siguruar prova të mëtejshme. Hetimet vijojnë intensivisht.