Gjendet në ujërat e liqenit të Komanit trupi i pajetë i një personi! Detajet e para

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në liqenin e Komanit, ku është gjetur trupi i pajetë i një personi. Zbulimi është bërë në mënyrë rastësore nga një banor i zonës, ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i viktimës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Forcat e rendit po punojnë për të identifikuar personin dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident, një vetëvrasje apo ndonjë ngjarje kriminale.