Gjendet mjeti i djegur pranë Fushë Gjorem, dyshohet se u përdor në atentatin në Pllanë
- 18 April, 2025
Një automjet i djegur është gjetur mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Fushë Gjorem, rreth 300 metra larg autostradës dhe pranë një kanali, duke ngritur dyshime se mund të jetë përdorur në ngjarjen kriminale të ndodhur një ditë më parë në fshatin Pllanë të Kurbinit.
Banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë policinë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e krimeve. Ata po kryejnë ekzaminimet përkatëse për të zbuluar nëse mjeti është përdorur nga autorët e atentatit, si dhe për të identifikuar ndonjë gjurmë apo provë që mund të ndihmojë në hetim.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ