Një 60-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në rrugën “Peti” në Tiranë. Viktima është identifikuar si Ilmi Sina, ndërsa policia paraprakisht dyshon se ai mund të jetë vetëvrarë.
Sipas informacioneve, 60-vjeçari është gjetur në banesën e tij, ku u sekuestrua edhe arma e zjarrit me të cilën dyshohet se u krye akti. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ